Kapiteni i përfaqësuese së Kosovës, Samir Ujkani, ka kërkuar që tifozët të kenë besim te kjo skuadër, sepse në të ardhmen ekipi do të ketë suksese.
“Ka qenë një ndeshje fantastike dhe ne kemi luajtur shumë mirë”, ka thënë ai fillimisht pas ndeshjes.
Portieri e ka përmendur ndeshjen ndaj Kroacisë, udhëtimin dhe lodhjen e lojtarëve, gjë që ka ndikuar në performancën e tyre.
“Goli erdhi pas devijimit, pastaj parada ime, gjithçka është pjesë e lojës”, ka rrëfyer ai momentin e golit që e vendosi takimin.
“Ishin dy ndeshje të mira, për fat të keq zero pikë, por ne kemi talentë dhe nuk bën t’i humbin… Duhet të keni besim te këta djem, sepse unë po shoh diçka fantastike”.
“Për fat të keq nuk mundëm t’i gëzojmë tifozët dhe popullit tonë, por besoj se do të vijë koha, prandaj duhet të keni besim te ne”, ka deklaruar Ujkani.
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës
Kurti dhe Nagavci vendosin gurthemelin e çerdhes në Rekë-Vat...
83 mijë metra katror banesa për të pastrehët në Tiranë
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajri...
Më shumë investime në shëndetësi, Balluku: Rritje të pagave ...