Korporata Rugove ka vazhduar me bashkëpunime të reja në fushën e sportit.
Ujë Rugove është partner i ri zyrtar i skuadrës prishtinase KF Prishtina e Re që bën gara në Grupin B të Ligës së Parë.
Marrëveshja mes palëve është nënshkruar në zyrat e klubit kryeqytetas mes zyrtarit të klubit Valon Hiseni dhe drejtorit për marketing në Korporatën Rugove, Dëfrim Puka.
Njoftimi i plotë nga KF Prishtina e Re:
Ujë Rugove partner zyrtar i KF Prishtina e Re
Kemi kënaqësinë të ju prezantojmë marrëveshjen e arritur së fundi me Korporata Rugove, meqë rast, Ujë Rugove do të jetë uji zyrtar i KF Prishtina e Re për vitin 2024.
Në zyrat e klubit, Valon Hiseni si përfaqësues i yni dhe Dëfrim Puka – Drejtor i Marketingut në Korporata Rugove kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit.
Për ne dhe rrugëtimin tonë drejt niveleve më të larta, partner serioz e të suksesshem si Korporata Rugove janë garanc e fortë dhe partner strategjik!
Ujë Rugove prej vitesh është lider në tregun tonë, e tani po zgjerohet edhe në rajon e më gjerë.
Tani e tutje, futbollistët tanë do të freskohen me Ujë Rugove.
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...