Presidenti i UFC-së, Dana White, ka deklaruar se Jon Jones, ish-kampion bote në peshën “light heavyweight” (pesha deri 93kg), titull nga i cili hoqi dorë pak kohë më parë, meriton të luftojë për titullin kampion në peshën e rëndë.
Jones deklaroi se është gati të ngjitet në peshën e rëndë nëse UFC-ja i garanton duelin për titull.
“Sigurisht që Jon do të duelojë për titull. Ai është i pamposhtur, nuk është mposhtur kurrë në kafaz për vite. Do t’i japim një shans për të provuar veten edhe në këtë Divizion të ri”, u shpreh Dana White.
Problem do të jetë konkurrenca, pasi Stipe Miocic, kampion i peshës së rëndë, pritet të duelojë me Francis Ngannou në fund të këtij viti. Kjo do të thotë që Jon Jones nuk mund të duelojë për titull deri në vitin 2021./Telesport/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...