Google ADS

Uellsi debuton me fitore në Euro 2016 (Foto/Video)

19:52 | 11 Qershor 2016
Arbresh Info

Uellsi ka regjistruar fitore në ndeshjen e parë të Grupit B në Kampionatin Evropian. Skuadra e trajnerit Chris Coleman mposhti me rezultat 2-1 Sllovakinë, e cila për herë të parë luan në një turne madhështor.

Uellsi siguroi epërsinë pas vetëm dhjetë minutave lojë. Ylli i Real Madridit, Gareth Bale shënoi gol të bukur për 1-0 nga gjuajtja e lirë duke regjistruar golin e gjashtë brenda shtatë ndeshjeve të fundit për skuadrën kombëtare të tij, shkruan portali arbresh.info. [VIDEO]

gareth bale uellsi

Rezultati në Stade de Bordeauz ndryshoi në pjesën e dytë të ndeshjes pas inkuadrimit të Ondrej Duda. Mesfushori sllovak barazoi rezultatin në 1-1 me prekjen e parë të topit. 21-vjeçari shënoi golin e barazimit në minutën e 61′ pas asistimit nga Robert Mak. [VIDEO]

ondrej duda

Sidoqoftë, Uellsi shfrytëzoi një aksion të mirë të organizuar nëntë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes për të rikthyer sërish epërsinë, shkruan portali arbresh.info.

Hai Robson Kanu shënoi për 2-1 në minutën e 81′ pas asistimit nga ylli i Arsenalit, Aaron Ramsy. [VIDEO]

kanu uellsi

Kjo është ndeshja e tretë te zhvilluar në histori ndërmjet Uellsit dhe Sllovakisë. Dy ndeshjet e kaluara janë zhvilluar në kualifikimet për Euro 2008.

Uellsi është bërë skuadra e parë britanike që ka fituar ndeshjen e tyre të parë në Kampionatin Evropian. Anglia ka dështuar tetë herë, ndërsa Skocia 2 herë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme