UEFA zbulon listën e më të mirëve për sezonin e kaluar në Ligë të Kampionëve

15:16 | 8 Gusht 2019
Arbresh Info

Kandidatët e nominuar për çmimin e portierit më të mirë, mbrojtësit, mesfushorit dhe sulmuesit janë zbuluar sot (e enjte) nga UEFA.

UEFA do të prezantoj më të mirët më 29 gusht në një event në Montecarlo me ç ‘rast do të tërhiqet edhe shorti për fazën e grupeve, transmeton portali arbresh.info.

I vetmi lojtar te skuadrat italiane është sulmuesi Cristiano Ronaldo i Juves.


Më poshtë keni listën e plotë:

Portier: Alisson Becker (Brazil – Liverpool FC); Hugo Lloris (Francë – Tottenham Hotspur FC); Marc-André ter Stegen (Gjermani – FC Barcelona)

Mbrojtësit: Trent Alexander-Arnold (Angli – Liverpool FC); Matthijs de Ligt (Holandë – Ajax AFC, tani Juventus); Virgil van Dijk (Holandë – Liverpool FC)

Mesfushorët: Frenkie de Jong (Holandë – Ajax AFC, tani FC Barcelona); Christian Eriksen (Danimarkë – Tottenham Hotspur FC); Jordan Henderson (Angli – Liverpool FC)

Sulmuesit: Sadio Mané (Senegal – Liverpool FC); Lionel Messi (Argjentinë – FC Barcelona); Cristiano Ronaldo (Portugali – Juventus)

/arbresh.info/

Të ngjashme