Google ADS

UEFA zbulon çmimet e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve

13:19 | 22 Prill 2023
A. B.

Liga e Kampionëve po shkon drejt fundit. Muajin e ardhshëm do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, teksa finalja e madhe do të zhvillohet në qershor.

Finalja e këtij viti do të zhvillohet më 10 qershor, në “Ataturk Olympic Stadium” të Stambollit.

UEFA tashmë ka zbuluar çmimet e biletave për finalen e madhe, që ndahen në katër kategori.

Bileta më e lirë është 70 euro, kurse më e shtrenjta 690 euro.

Të dy skuadrat finaliste do të ketë të drejtën e 20 mijë biletave, teksa numri i tifozëve që pritet të jenë të pranishëm në stadiumin është 72 mijë.

Kujtojmë se në garë për trofeun e çmueshëm të Ligës së Kampionëve janë Real Madridi, Manchester City, Milani dhe Interi.

Reali do të përballet në gjysmëfinale me Man Cityn, teksa në gjysmëfinalen tjetër takohen rivalët nga qyteti i Milanos./GE/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme