Cuneyt Çakir është emëruar gjyqtar në përballjen mes Gjermanisë-Rumanisë që do të luhet në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës.
Kjo do të thotë se UEFA nuk e ka pezulluar atë pas polemikave në ndeshjen mes Milanit dhe Atletico Madridit në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Javën e kaluar, gjyqtari turk ishte në qendër të vëmendjes pasi i dha Atletico Madrid një penallti inekzistente në minutat e fundit të ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve me Milanin.
‘Rossonerët’ paraqitën një ankesë zyrtare në UEFA për përformancën e zyrtarit të ndeshjes.
Shumë media raportuan se UEFA mund të pezullonte turkun, megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës
Një grua raporton në polici rrëmbimin e djalit të saj për nj...
Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Gjakovë