Google ADS

UEFA: Vendimi nuk do të thotë një miratim i Superligës Evropiane

12:59 | 21 Dhjetor 2023
D.H

Pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, e cila i dha të drejt themelimit të Superligës Evropiane, UEFA ka reaguar zyrtarisht me anë të faqes zyrtare.

Sot (e enjte) gjatë ditës, Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur që UEFA dhe FIFA vepruan kundër ligjit të konkurrencës duke bllokuar formimin e Superligës Evropiane në vitin 2021 dhe kështu ka treguar se shtëpitë e futbollit nuk mund t’i ndalojnë klubet të luajnë në organizime tjera të futbollit.

Kjo ka bërë që UEFA të lëshojë ​​një deklaratë në të cilën thotë se kishte marrë parasysh vendimin e Superligës Evropiane, por mbeti skeptik për krijimin e një turneu të ri.

“Ky vendim nuk nënkupton një miratim ose vërtetim të të ashtuquajturës ‘Super Ligë’; më tepër nënvizon një mangësi para-ekzistuese brenda kornizës së para-autorizimit të UEFA-s, një aspekt teknik që tashmë është pranuar dhe trajtuar në qershor 2022. UEFA ka besim në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja, dhe veçanërisht se ato janë në përputhje me të gjitha ligjet përkatëse evropiane dhe rregulloret”, thuhet në reagimin e UEFA-s.

Tutje thuhet se Uefa do të vazhdojë të shërvejë interesave të shoqërisë.

“UEFA mbetet e vendosur në angazhimin e saj për të mbështetur piramidën evropiane të futbollit, duke siguruar që ajo të vazhdojë t’i shërbejë interesave më të gjera të shoqërisë. Ne do të vazhdojmë të formësojmë modelin evropian të sportit kolektivisht me federatat kombëtare, ligat, klubet, tifozët, lojtarët, trajnerët, institucionet e BE-së, qeveritë dhe partnerët”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.

Ata shpresojnë që kjo çështje të mbrohet nga akterët dhe kërcënimi i shkëputjes nga ligat evropiane dhe kombëtareve.

“Ne besojmë se piramida e futbollit evropian me bazë solidariteti, të cilën tifozët dhe të gjithë aktorët e kanë deklaruar si modelin e tyre të pazëvendësueshëm, do të mbrohet nga kërcënimi i shkëputjes nga ligjet evropiane dhe kombëtare”, thuhet në reagimin e UEFA-s. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme