UEFA ka lajmëruar për finalët e Ligës së Kampionëve për katër vitet e ardhshme, të cilat do të mbahen në Saint-Petersburg, Istanbul, London dhe Munich, me dy nga katër finale të Europa Ligës që do të mbahen në Spanjë
Finalja e vitit 2021 ishte paraparë që të mbahet në Stamboll më 2021, por ajo u mbajt në Porto për shkak të situatës së vështirë me Covid-19 në disa vende të Europës. Pas ndryshimit të këtij lokacioni, UEFA ka konfirmuar që Stambolli do ta organizojë finalen e Ligës së Kampionëve më 2023.
Këtë sezon, finalja pritet që të mbahet në Rusi, në qytetin e St Petersburgut, në të cilin u luajtën ndeshje edhe të Euro 2020.
Finalja e 2024 pritet të mbahet në Wembley Stadium, i cili stadium ishte organizator i gjysmëfinaleve dhe finales së Euro 2020. Munichu do të pret finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2025. Ishte paksa befasi për Angli për shkak të skenave kautike të tifozëve për finalen e Euro 2020 që u luajt në mes të Anglisë dhe Italisë, e ku mijëra tifozë arritën që të hynë pa bileta në stadium.
Spanja do të jetë shteti që do të organizojë dy finale të Europa Ligës, atë të vitit 2022 dhe 2025. UEFA përsëri ka shpjeguar që Dublini dhe Bilbao do të shpërblehen me organizime për shkak të rilokacioneve të ndeshjeve për Euro 2020. Sevilla organizon finalen e 2022, pastaj Budapestin më 2023, Dublini do ta organizojë finalen e 2024 dhe Bilbao finalen e 2025. /GazetaExpress/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...