UEFA sot ka sjell një super-lajm për kubet e Kosovës, pasi ka vendosur ta pranojë stadiumin e Mitrovicës, ‘Adem Jashari’, për tu zhvilluar ndeshje ndërkombëtare evropiane si Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës.
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) përmes një njoftimi, ka konfirmuar se UEFA ka marrë vendim që të pranojë stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë për zhvillimin e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës për klubet e Kosovës.
“Pas një angazhimi dhe përpjekjeve të mëdha si dhe me takimet e shumta të presidentit të FFK-së z. Fadil Vokrri me shumë zyrtarë të UEFA-s, sot në FFK arriti vendimi i KE të UEFA-s, që stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë i lejohen zhvillimi i ndeshjeve të Ligës së kampionëve dhe Ligës së Evropës për klubet e Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Sipas këtij njoftimi, një delegacion i UEFA-s, do të vijë me 1 mars për të inspektuar nga afër gjendjen aktuale si dhe për të dhënë sugjerimet për përmirësimin e ndonjë të mete.
Ndërsa, tani mbetet që MKRS dhe organet tjera relevante të shtetit të Kosovës, që të angazhohen që stadiumi “Adem Jashari” të përgatitet sa më shpejt për këto gara të klubeve të Kosovës.
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...