UEFA i ka dërguar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) një letër të përgjegjshme për punët që janë kryer dhe që duhet të kryhen në stadiumin e qytetit të Prishtinës dhe aty ka shumë kritika.
E FFK-ja ia ka përcjellë këtë letër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që po merret me renovimin, shkruan Koha Ditore.
UEFA, pasi javë më parë dërgoi tre inspektorë për të inspektuar stadiumin që po rinovohet tash e dy vjet gati, në letër ka ngritur shqetësime serioze nëse stadiumi do të jetë gati për ndeshjen e parë të përfaqësueses së Kosovës në Ligën e Kombeve, që luhet më 10 shtator.
Në letrën e UEFA-s, dërguar të premten e të cilën e ka siguruar gazeta, thuhet se ka shumë punë për t’u bërë e disa edhe për t’u ribërë, pasi nuk janë bërë mirë.
UEFA ka kërkuar nga pala kosovare që më së largu deri më 20 prill të marrë informacione të sakta se kur do të përfundojnë punimet, kush do të jetë përgjegjës për mirëmbajtje pasi të rinovohet dhe kur do të bëhet testimi. Këto përgjigje nuk i morën me vete tre zyrtarët e UEFA-s, të cilët qëndruan në Kosovë më 4 dhe 5 prill.
Zyrtarët e UEFA-s inspektuan punimet e deritanishme në stadiumin e Prishtinës, por u larguan nga Kosova pa dhënë ndonjë koment. Gjithçka që kishin për të thënë i kanë shkruar në letër.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua