Federata e Futbollit të Ukrainës (UAF) dënoi vendimin e Bashkimit të Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA) për të kthyer ekipet e Rusisë U17 në garat ndërkombëtare. Duke theksuar se Ukraina do të bojkotojë ndeshjet në kompeticionet ku merr pjesë edhe Rusia.
UAF bëri thirrje për ruajtjen e vendimit të mëparshëm të UEFA-s dhe Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). Për të mos lejuar pjesëmarrjen e ekipeve ruse në ndeshjet ndërkombëtare.
Ekipet ruse u ndaluan të marrin pjesë në të gjithë aktivitetet zyrtare të UEFA-s, pasi Moska filloi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar. Më 26 shtator, UEFA njoftoi se do të lehtësonte kufizimet e saj. Dhe do t’u mundësonte ekipeve ruse U17 të marrin pjesë në lojërat evropiane.
“UEFA është gjithashtu e vetëdijshme se fëmijët nuk duhet të ndëshkohen për veprime përgjegjësia e të cilave bie ekskluzivisht tek të rriturit. Dhe është e bindur plotësisht se futbolli nuk duhet të heqë dorë kurrë nga dërgimi i mesazheve të paqes dhe shpresës“, thuhet në deklaratën e saj për shtyp.
Nga ana tjetër, UAF u bëri thirrje anëtarëve të tjerë të UEFA-s që të bojkotojnë të gjitha ndeshjet e mundshme që përfshijnë ekipet ruse. Federata ukrainase komentoi se vendimi për kthimin e Rusisë “në mes të armiqësive të kryera nga Federata Ruse kundër Ukrainës është i pabazë. Dhe i tillë që toleron politikën agresive të Rusisë“.
Kundër vendimit të qeverisë europiane të futbollit doli edhe presidenti i Federatës Polake të Futbollit. Cezary Kulesza u shpreh: “Unë u befasova nga deklarata e djeshme e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Nëse kombëtaret ruse lejohen të marrin pjesë në garë, ekipet tona kombëtare nuk do të konkurrojnë me to“./ss
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...