Google ADS

UEFA reagon për suksesin e kuqezinjve: Koha e festës për Shqipërinë

21:54 | 17 Nëntor 2023
K.B

Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka siguruar edhe matematikisht pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Shqipëria barazoi 1:1 në udhëtim te Moldavia, pikë e cila mjaftoi të sigurojnë biletën për kualifikimin në “Euro 2024”.

Heroi i Shqipërisë në këtë përballje ishte sulmuesi, Sokol Cikalleshi që shënoi golin e vetëm për kuqezinjtë. Cikalleshi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, në pjesën e parë, gjegjësisht në minutën e 25-të.

Faqja zyrtare e UEFA-s për Euro 2024 ka reaguar me anë të një postimi, për suksesin e Kombëtares së Shqipërisë.

UEFA Euro 2024 ka publikuar fotografi nga festa e futbollistëve shqiptarë, ndërsa shkroi: “Koha e festimit për Shqipërinë”.

Shqipëria me barazim ndaj Moldavisë ka 14 pikë në pozitën e parë, tri më shumë se Çekia dhe katër më tepër se Polonia. Moldavia është e katërta me 10 pikë.

Tri ditë më vonë, Shqipëria e luan ndeshjen e fundit të kualifikimeve, atë kundër Ishujve Faroe, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme