UEFA publikon formacionin e Evropianit

14:53 | 16 Korrik 2024
D.H

Kampioni Evropian përfundoi dy ditë më parë me triumfin e Spanjës ndaj Anglisë në finale me rezultat 2-1.

Gjatë ditës së sotme UEFA ka publikuar 11-shen më të mirë të këtij eventi, shkruan Arbresh.info.

Në formacionin më të mirë bëjnë pjesë gjashtë lojtar kampion të Spanjës.

Në portë është Mike Maignan i Francës, mbrojtja përbehet nga Cucurella, Saliba, Akanji dhe Ëalker.

Mesfusha është komplet spanjolle e përbërë nga Rodri, Olmo dhe Ruiz.

Ndërkohë në treshen e sulmit janë Nico Williams dhe Lamine Yamal dy fenomenet e këtij Evropiani dhe Jamal Musiala i Gjermanisë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme