Google ADS

UEFA prezanton ndryshme rrënjësore në Ligë të Kampionëve

10:39 | 1 Mars 2018
Arbresh Info

Sezoni 2018/19 në UEFA Ligë të Kampionëve do të ketë ndryshime madhështore.

UEFA është duke bërë ndryshime revolucionare duke i garantuar kualifikim direkt në fazat grupore katër klubeve të para nga Premierë Liga, La Liga, Serie A dhe Bundesliga, transmeton portali arbresh.info.

Organi drejtues i futbolli ka njoftuar gjithashtu se koha zyrtare 20:45 për zhvillimin e ndeshjeve do të ndryshoj gjithashtu. Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, ndeshjet do të fillojnë nga ora 16:55 dhe 21:00, orare të ngjashme do të jenë edhe për ndeshjet në Evropa Ligë.

Gjithsej do të jenë 26 skuadra që do të kualifikohen automatikisht në fazat grupore, dy nga Franca dhe Rusia ndërsa nga një nga Portugalia, Ukraina, Belgjika, Turqia dhe fituesi i Evropa Ligës.

Mënyra e kualifikimit do të pësoj gjithashtu ndryshime madhështore me një raund preliminar që luhet si një mini – turne duke u paraprirë me tri faza prelimminare të eliminimit, transmeton portali arbresh.info.

Të gjitha skuadrat që eliminohen do të kenë mundësi të kualifikohen në Evropa Ligë, ku si në sezonet e mëparshme, do të jenë vetëm ato që janë mposhtur në fazat finale

Evropa Liga është modifikuar gjithashtu për shkak se 17 skuadra do të kualifikohen automatikisht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme