Ndeshja mes Spanjës dhe Gjermanisë ka qenë më e përfolura e Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”, për shkak të një penallti, ku sipas shumë analistëve të njohur të sportit ishte mohuar për kombëtaren gjerman.
Bëhet fjalë për një prekje me dorë të mbrojtësit Marc Cucurrela, në vazhdime në ndeshjen çerekfinale mes këtyre dy kombëtareve.
Përmes një njoftimi Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka konfirmuar se Gjermania do të duhej të kishte marrë një penallti.
“Në përputhje me udhëzimet e fundit të UEFA-s, kontakti dorë me top që ndalon një goditje të shkojë në portë duhet të ndëshkohet, përveç nëse krahu i lojtarit është shumë afër trupit ose në kontakt me trupin”.
“Në këtë rast (Cucurella), mbrojtësi ndal goditjen që të shkojë në portë më krahun e tij, që nuk është shumë afër trupit, duke e bërë veten më të madh, kështu që një penallti duhej të ishte dhuruar”, thuhej në deklaratën e UEFA-s.
Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshje ka qenë anglezi, Anthony Taylor.
Në atë moment rezultat ishte baras dhe me një penallti të dhuruar mund të ndryshonte fati ndoshta i gjithë Evropianit.
Spanja mposhti Gjermaninë në fund të vazhdimeve me një gol të Mikel Merinos i cili realizoi në minutën e 119-të, për rezultatin 2-1 dhe kualifikimin në gjysmëfinale ku do të përballej me Fancën.
Spanjollët eliminuan edhe francezët dhe në finale triumfuan ndaj Anglisë për t’u shpallur kampion i Evropës./Arbresh.info
Gjumi i thellë, Driloni tregon një rast si e kishte sulmuar ...
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, për hetimin për korrupsion
Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e u.d të preside...
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike