UEFA ka lëshuar një paralajmërim serioz për Paris Saint-Germain duke qenë se te klubi francez janë gjetur në shkelje të Fair Play Financiar për tre vitet e fundit.
Organizata evropiane e futbollit i ka dhënë skuadrës së Ligue 1 tre vjet për të korrigjuar situatën dhe për të rregulluar rezultatin e tyre përfundimtar.
L’Equipe raporton se PSG ka humbur më shumë se 30 milionë euro në secilin nga tre vitet e fundit.
Në anën tjetër MARCA shkruan se klubi i Lionel Messi dhe Kylian Mbappe nuk janë vetëm në rrezik të sanksionimit financiar, por edhe në aspektin sportiv.
Kjo do të ndodhte nëse situata nuk korrigjohet nga PSG.
Megjithatë, duhet theksuar se presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi është edhe president i Asociacionit të Klubeve Evropiane (ECA), dhe kështu punon krah për krah me UEFA-n.
Trupi i futbollit i ka dërguar një letër ndër të tjera PSG-së dhe Marseilles, duke i paralajmëruar ata për situatën në të cilën ndodhen dhe rrezikun e pasojave nëse nuk ulin humbjet. /Telegrafi/
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...