Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA ka paguar një shumë parash Interit pas sulmit në zemër të Christian Eriksen.
Detaje të reja kanë dalë nga pasqyrat financiare të Interit, duke konfirmuar se ata kanë marrë një tarifë kompensimi nga UEFA pasi Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak në Euro 2020.
Mesfushori danez, i cili ka qenë pjesë e ‘Nerazzurrëve’ gjatë kohës së incidentit, pësoi një atak kardiak në minutën e 43` të përplasjes kundër Finlandës në Evropian.
Ai u shërua dhe më vonë iu pajis me një defibrilator kardiak nënlëkuror, diçka që e pengoi atë të vazhdonte karrierën e tij në Itali.
Siç theksohet nga ‘Calciomercato.com’, UEFA i pagoi Interit rreth 3 milionë euro si kompensim pas arrestit kardiak të Eriksen, duke marrë tarifën për shkak se mesfushori i tyre i regjistruar po luante në një ndeshje të UEFA-s kur ndodhi incidenti.
Eriksen u lirua nga Interi në dhjetor 2021 dhe iu bashkua Brentford me një kontratë gjashtëmujore janarin e ardhshëm.
Pas kësaj, ai iu bashkua Manchester United si transferim i lirë, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare.
Mesfushori danez iu bashkua ‘Nerazzurrëve’ në një marrëveshje me vlerë rreth 27 milionë euro në janar 2020, duke u larguar nga Tottenham pas gjashtë vitesh e gjysmë.
Ai bëri 60 paraqitje në të gjitha garat për klubin, duke qenë pjesë e skuadrës që fitoi Kupën e Italisë.
Fjolla Morina zbulon se i dashuri i saj i ri është sheik ara...
80-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit homazhe te “Varrezat...
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...