Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka qenë shumë i ashpër në vendimet e fundit disiplinore, sidomos me dy skuadra, Bayern Munich dhe Olympique Marseille.
Në rastin e gjermanëve, në ndeshjen ndaj Lazios në Romë më 14 shkurt, pati ndezje flakadanësh, hedhje sendesh nga tifozët në fushë dhe një karton i kuq për Dayot Upamecano. UEFA ka vendosur të dënojë klubin e Bayern Munich, duke iu ndaluar të shesin bileta tifozëve të tyre për ndeshjen e ardhshme që do të luajnë në transfertë në kompeticionet e UEFA-s.
Përveç kësaj klubi është gjobitur me 10 mijë euro për hedhjen e sendeve në fushë dhe 40 mijë euro për ndezjen e mjeteve piroteknike. Shifrës së gjobës i shtohet edhe një ndeshje pezullim për Upamecano, i cili nuk do të mund të luajë në ndeshjen e dytë kundër skuadrës së Lazios të planifikuar për më 5 mars.
Nga ana tjetër, klubi i Marseille është gjobitur për ngjarjet pas ndeshjes së parë kundër Shakhtar Donetsk më 15 shkurt.
UEFA gjobiti francezët me 50 mijë euro dhe ndalimit të shitjes së biletave për tifozët e saj për ndeshjen e ardhshme në transfertë në kompeticionet e UEFA-s . Por, ky dënim nuk do të aplikohet menjëherë pasi kjo masë pezullohet për një periudhë prove për 2 vite./SS
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...