Zëvendëspresidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe menaxheri i licencimeve, Bajram Shala, po e përfaqësojnë Kosovën në Kongresin e FIFA-s dhe në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Derisa punimet e Kongresit të FIFA-s do të mbahen nesër në orën 9:00, sot (e martë) presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka mbajtur një takim paraprak me të gjithë anëtarët e këtij asociacioni.
Ky takim ka nisur me një minutë heshtje në nderim të presidentit Fadil Vokrri, derisa presidenti i UEFA-s e ka kujtuar presidentin e FFK-së me fjalët më të mira, si një njeri të jashtëzakonshëm, futbollist kulminant dhe si punëtor të madh e vizionar për zhvillimin e futbollit kosovar.
Krahas ngushëllimit për humbjen e Vokrrit, Ceferin shprehu gatishmëri dhe përkrahje maksimale për të vazhduar rrugën e presidentit Fadil Vokrri nga bashkëpunëtorët për zhvillimin e futbollit, organizimin e federatës dhe përfundimin e projekteve që UEFA ka bërë për Kosovën – thuhet në njoftimin e FFK-së.
Ndërkaq, nga ana e tij, zëvendëspresidenti FFK-së, Agim Ademi, u zotua se bashkë me Komitetin Ekzekutiv, sekretarin gjeneral dhe strukturat e tjera të FFK-së do ta vazhdojnë rrugën e nisur për zhvillimin e futbollit të Kosovës, gjithmonë nën bashkëpunim të ngushtë me UEFA-n.
Ndërkohë, delegacionin e FFK-së e ngushëlluan për humbjen e presidentit Vokrri të gjithë delegatët e federatave kombëtare që janë të pranishme në Moskë. Nesër në Kongresin e FIFA-s do të votohet për kandidaturën e Botërorit 2026, ku në garë janë kandidatura e përbashkët SHBA/Meksikë/Kanada dhe kandidatura e Marokut.
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...