Sipas raporteve, finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2024 mund të zhvillohet në New York.
Ndeshja më e madhe e UEFA-së nuk është zhvilluar asnjëherë në të kaluarën jashtë Evropës, transmeton portali arbresh.info.
Por, bazuar në një raport në Morning Consult, kjo mund të ndryshojë pas katër viteve.
Ata pretendojnë se UEFA ka qenë duke informuar partnerët komercial të mundshëm se ata janë duke kërkuar në formë aktive sjelljen e finales së vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Stadiumi MetLife në New Jersey është duke u parë si një vend i preferuar.
Stadiumi posedon 82,500 ulëse dhe është shtëpia e skuadrave në NFL si New York Jets dhe New York Giants.
Aty janë zhvilluar një seri ndeshjes parasezonale në futboll gjatë International Champions Cup./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030