UEFA ka shpallur vendimet e fundit të Komisionit Disiplinor dhe Federata e Futbollit të Serbisë ka marrë dënimin më të madh për incidentet në ndeshjet e Ligës së Kombeve me Zvicrën dhe Danimarkën.
Federata e Futbollit të Serbisë do të duhet të paguajë gjithsej 173.000 euro për ndeshjet kundër Zvicrës dhe Danimarkës, si dhe për dy ndeshjet e ardhshme të organizuara nga Serbia, tribunat do të mbyllen pjesërisht, ndërsa Federata e Futbollit të Serbisë nuk do të të jetë në gjendje të shesë bileta për dy ndeshjet e ardhshme si mysafirë.
Për shkak të ndezjes së fishekzjarrëve, hedhjes së gjësendeve në fushë, dëmtimit të stadiumit dhe sjelljeve raciste dhe diskriminuese të tifozëve gjatë ndeshjes me Zvicrën në Cyrih (1-1), Federata e Serbisë u gjobit me 119.750 euro.
Kur është fjala për ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Danimarkës (0-0) në Leskovc, Serbia është gjobitur me 53.250 euro për ndezjen e fishekzjarrëve, për futjen e tifozëve në fushë dhe për sjellje diskriminuese të tifozëve.
Kapaciteti i stadiumit do të duhet të zvogëlohet me 4000 në ndeshjen e radhës që do të jetë nikoqire Serbia dhe me 8000 në ndeshjen e dytë.
Po ashtu, për dy ndeshjet e ardhshme ku do të jenë mysafire, Federata Serbe e Futbollit nuk do të mund të shesë bileta. /Telegrafi/
Kurti paralajmëron për sulme të reja nga Serbia: Pritet të n...
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...