UEFA nderon dy yjet e Real Madridit për sezonin fantastik në Ligën e Kampionëve

12:04 | 31 Maj 2022
K.B

Karim Benzema është përzgjedhur nga UEFA si lojtari më i mirë i sezonit për edicionin 2021/22 në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi francez e mbylli një edicion mahnitës në të gjitha garat, derisa tani është favoritë për ta fituar edhe Topin e Artë.

Gjatë këtij edicioni në garën më të madhe për klube në Evropë, Benzema në 12 paraqitje shënoi 15 gola dhe realizoi një asistim.

UEFA po ashtu ka ndarë edhe çmimin e lojtarit më të mirë të talentuar për këtë edicion.

Ky çmim shkon për Vinicius Juniorin, që po ashtu kishte një edicion të mrekullueshëm.

Në 13 paraqitje, sulmuesi brazilian ia doli të shënonte katër gola dhe të bënte gjashtë asistime.

Gjithashtu Vini Jr shënoi golin e fitores në  finalen që u zhvillua në mes Real Madridit dhe Liverpoolit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme