Federata Belge e Futbollit ishte e para që dëshironte ta mbyllte sezonin, duke shpallur kampionin, por edhe klubet tjera që do të luanin në Evropë, por kjo gjë ka krijuar shumë polemika dhe u desh edhe një ndërhyrje e UEFA-s.
Menjëherë pas vendimit të Federatës Belge, ka qenë UEFA, ECA (Shoqata e klubeve evropiane) si dhe ligat e futbollit në Evropë që kanë bërë një njoftim, duke paralajmëruar federatat e futbollit se do të ishte e nxituar dhe e parakohshme të mbyllnin kampionatet që tani.
Sipas UEFA-s nëse Federatat vendosin të vetme dhe jo në mënyrë të përbashkët me qeverinë e futbollit evropian (UEFA-n), ECA-n dhe ligat e futbollit, rrezikojnë që klubet e tyre të mos marrin pjesë sezonin e ardhshëm në Kupat e Evropës.
Një paralajmërim ky edhe për Federatën Belge nga UEFA dhe të gjitha Federatat e tjera që duan ta mbyllin kampionatin para kohe.
Nëse Federata Belge nuk ndryshon vendimin e saj deri në 15 prill, klubet belge rrezikojnë të mbeten jashtë Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës për sezonin e ardhshëm.
Mësohet se i njëjta vendim i ka ardhur edhe FFK-së, që sipas tyre, nuk është end opsion anulimi i Superligës së Kosovës.
Në Superligën e Kosovës kanë mbetur të zhvillohen edhe 11 xhiro për tu mbyllur kampionati.
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...