Google ADS

UEFA merr vendim, Kosova dhe Rusia të mos luajnë mes vete shkaku i sigurisë

20:57 | 18 Tetor 2019
A. B.

Paneli i Emergjencave brenda UEFA-s ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar në lidhje me situatën e ndeshjeve ndërmjet ekipeve të Kosovës dhe Rusisë.

Ndeshja mes vashave të Kosovës dhe Rusisë ishte shtyrë nga UEFA.


“Ekipet nga Kosova dhe Rusia do të mbahen larg në garat e UEFA-s. Paneli i Emergjencave i UEFA-s u mblodh të mërkurën për të diskutuar situatën e ndeshjeve midis ekipeve nga Kosova dhe Rusia”.

“Duke marrë parasysh rreziqet e sigurisë që lidhen me ndeshjet midis ekipeve nga Rusia dhe Kosova, Paneli vendosi që të dy ekipet të mos tërhiqen më kundër njëri-tjetrit në asnjë garë të ardhshme të UEFA-s deri në njoftimin e mëtejshëm”.

Kështu, sa i përket ndeshjeve kualifikuese të futbollit të femrave për “EURO 2021” ndërmjet Kosovës dhe Rusisë, Paneli i Emergjencave vendosi që ndeshja e parë ndërmjet Kosovës dhe Rusisë e planifikuar të luhej më 4 tetor të shtyhet për një afat të pacaktuar.

Ndërkohë që ndeshja tjetër e planifikuar më 9 qershor të vitit 2020 në Rusi të luhet në një teren neutral.

Kujtojmë që Kosova dhe Rusia ndodhen në grupin A të kualifikimeve për “Evropianin 2021” të femrave. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme