Google ADS

UEFA: Merkatoja verore do mbyllet me 5 tetor

22:01 | 18 Qershor 2020
Arbresh Info

UEFA ka rekomanduar se merkatoja verore këtë vit të përfundojë me 5 tetor.

Afati veror zakonisht nis në muajin korrik dhe gusht, mirëpo me shtyrjen e futbollit shkaku i koronavirusit, gjërat kanë ndryshuar, transmeton portali arbresh.info.

Shumica e ligave nuk do përfundojnë deri në fund të korrikut, kurse Evropa Liga dhe Liga e Kampionëve do zhvillohet në gusht.

UEFA ka vendosur që të gjitha transferimet e lojtarëve të përfundohen para 6 tetorit.

“Dita e fundit për lojtarët që të bëhen me skuadër të re për 2020/21 është vendosur për 6 tetor 2020”.

“UEFA njofton të gjithë se duhen adaptuar që merkatoja e ardhshme verore, të përfundojë me 5 tetor 2020”, shkruhej në njoftim.

Disa transferime tashmë kanë ndodhur nga top klubet e mëdha edhe para se të nis merkatoja./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme