Google ADS

UEFA me procedurë disiplinore për Mourinhon pas ofendimeve ndaj Taylor

08:02 | 3 Qershor 2023
K.B

UEFA ka inicuar procedurë disiplinore të premten kundër trajnerit Romas, Jose Mourinho, për përdorimin e fjalëve fyese ndaj gjyqtarit, Anthony Taylor, i cili ka gjykuar finalen e Europa Leagues, ku skuadra italiane është mposhtur me penallti nga Sevilla.

Taylor ka ndëshkuar Mourinhon gjatë ndeshjes, e cila përfundoi 1-1 pas kohës shtesë.

Pas ndeshjes Mourinho është filmuar duke e ofenduar arbitrin anglez në parkingun e makinave të stadiumit në Budapest.

Gjithashtu edhe në Premier League është gjykuar sjellja ndaj Taylor.

“Jemi të tronditur nga abuzimi i papranueshëm në adresë të Anthony Taylor dhe familjes së tij ndërsa ata po ktheheshin nga finalja e UEFA Europa League. Anthony është një nga zyrtarët tanë më me përvojë dhe më të arrirë të ndeshjes dhe ne e mbështesim plotësisht atë dhe familjen e tij”, ka thënë një zëdhënës i Premier Leagues./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme