Barcelona është goditur me një gjobë prej 20 mijë eurove nga UEFA për problemet me siguri në Camp Nou gjatë ndeshjes në Ligë të Kampionëve kundër Tottenhamit.
Klubi katalunas ishte nikoqir i skuadrës së Mauricio Pochettinos në muajin dhjetor të 2018-ës gjatë fazave grupore dhe trupi qeverisës në Evropë ka konfirmuar se ata do të kryejnë hetime rreth organizimit të sigurisë së tyre para dhe pas ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
Tifozët e “Spursve” janë ankuar që stafi i sigurisë janë sjellë tej mase ashpër me ata kur janë shoqëruar nga fundi i stadiumit duke i mbajtur gjithashtu ata edhe minuta shtesë pas përfundimit të ndeshjes.
UEFA deklaroi për gjobën duke iu referuar “gabimeve në kontrollin të ndeshjes” dhe një dështimi “për të respektuar rregullat e lojës” duke paralajmëruar skuadrën e Barcelonës që të jetë më e kujdesshme me sjelljen e tyre në edicionin 2019/20 të Ligës së Kampionëve.
Gjoba vjen së bashku me një numër të madh tjetër ndëshkimesh të dhënë nga UEFA për sjellje jo të mirë, përfshirë gjobën prej 52,500 eurove ndaj Ajaxit pasi tifozët e tyre hodhën fishekzjarrë në fushë gjatë ndeshjes së tyre më 10 prill kundër Juves, ndërkohë që Pochettinos i është dhënë një ndeshje suspendim për “vonimin” e fillimit të gjysmëfinales kundër skuadrës holandeze më 30 prill./arbresh.info/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...