UEFA ka vendosur që ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë të luhet jashtë Shkupit, pikërisht në një qytet sa më larg komunitetit shqiptar, në Strumicë.
Një vendim që favorizon ndjeshëm vendasit në aspektin e mbështetësve, e që ka detyruar FSHF-në të bëjë notë proteste në UEFA për këtë vendim, por këtë herë organi më i lartë i futbollit europian nuk ka treguar as minimumin e disponibilitetit për ta diskutuar këtë vendim, pavarësisht se Federata Shqiptare ka pasur të drejtë.
“Kemi marrë një përgjigje nga zv.sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, i cili na tha se ndeshja do të luhet në Strumicë, pavarësisht se ai stadium nuk i plotëson kushtet minimale sportive. Por në një ndeshje si kjo, me nivel rrezikshmërie të lartë, më shumë rëndësi ka siguria. Ne kemi bërë kërkesa, por në fund të fundit është vet UEFA që vendos për të tilla çështje”, tha Denis Bastari, drejtor administrativ në FSHF.
Hera e fundit që përfaqësuesja maqedonase nuk ka luajtur në stadiumin “Filipi i II” në Shkup, ka qenë miqësorja me Shqipërinë e zhvilluar në Prilep në vitin 2011. Gjithsesi, pas gjithë këtyre situatave të krijuara, për kombëtaren shqiptare ka edhe një lajm të mirë. Tifozeria kquezi do të jetë e pranishme në Strumicë, me rreth 400 bileta, pasi kaq është 5%-shi i kapacitetit të këtij stadiumi.
“Bashkë me konfirmimin e fundit për zhvillimin e ndeshjes, na është konfirmuar nga UEFA se do të lejohen tifozët shqiptarë që të marrin pjesë në këtë ndeshje. Pra do të na lejohet 5%, që është parashikuar në rregullore, që përkon me rreth 450 tifozë në raport me kapacitetin që ka ai stadium”, tha Denis Bastari.
Ndeshja mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018”, është parashikuar për t’u zhvilluar në datën 5 shtator.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...