UEFA ka konfirmuar prezantimin e një turneu të tretë evropian nga sezoni 2021/22 së bashku me Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligën.
Andrea Agnelli, drejtori komitetit të kompeticioneve të UEFA-së, ka konfirmuar lajmin sot (e martë) pas raporteve afatgjate që një turne i tillë do të prezantohet, transmeton portali arbresh.info.
“Derisa jemi në pritje të miratimit nga UEFA ExCo, ‘drita e gjelbër’ është dhënë për të prezantuar një kompeticion të tretë, duke dërguar numrin e përgjithshëm të klubeve në 96 nga sezoni 2021/22”, u ka thënë Agnelli anëtarëve të mbledhur.
“Një vlerësim i detajuar i Kalendarit Ndërkombëtar të Ndeshjeve që është në shfrytëzim tani kërkohet para prezantimit të një modeli të ri pas vitit 2024. Modeli aktual ka nevojë për modernizim”
Turneu do të jetë i ngjashëm si UEFA Cup Winners Cup, i cili u zhvillua nga viti 1960 deri në vitin 1999./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...