UEFA ka njoftuar se klubeve do t’iu lejohet të bëjnë ndryshimin e katërt brenda sezonit të ardhshëm në Ligë të Kampionëve.
Ky rregull do të aplikohet vetëm në ndeshjet eliminuese që kalojnë në minuta shtesë, gjë që do të thotë një ndryshim shtesë mund të bëhet në rast se janë kryer paraprakisht tri zëvendësimet, transmeton portali arbresh.info.
Trupi qeverisës i futbollit evropian ka vendosur gjithashtu për të ndryshuar kohën e fillimit të ndeshjeve në këtë kompeticion në sezonin 2018/19. Disa ndeshje do të zhvillohet nga ora 21:00, ndërsa disa të tjera nga ora 19:55.
Përveç kësaj, pasi të kryen fazat grupore, klubeve do t’iu lejohet të shtrojnë tre lojtarë të rinj në skuadrat e tyre pa asnjë ndalesë.
Kjo do të thotë që lojtarët e transferuar në janar do të kenë mundësi të luajnë te klubi i ri./arbresh.info/
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...