Pas shumë arritjeve në futboll dhe sukseseve që po nisnim t’i gëzonim, politika, që tregohet edhe njëherë tjetër “xheloze” për dhënien e leksionit nga futbolli, ka treguar fuqinë dhe “dhëmbët” për mënyrën sesi mund të shkatërrohet çdo gjë, që ata të jenë të parët dhe asgjë pas tyre të mos ketë më rëndësi e vëmendje.
Zgjedhjet e fundit të FSHF me Asamblenë Zgjedhore që u mbajtën në dy ditë nuk janë regjistruar ende, megjithëse Duka arriti të fitonte pastër dhe si kurrë më parë me 100% të mbështetjes nga Superiorja. Nga ana tjetër kreu i FSHF, Armand Duka, vazhdon të jetë i pezulluar së bashku me Ilir Shulkun edhe me vendimin e Gjykatës së Apelit që u dha vetëm një ditë më parë.
Kjo është mënyra sesi shteti flet nëpërmjet Gjykatave, por UEFA, është gati për thënë fjalën e fundit pasi as vizita e mesazhet e Ceferin nuk sollën dorëzimin e plotë.
Sipas asaj që raporton “RTSH Sport”, UEFA ka bërë gati dënimin e madh për Shqipërinë. Finalja e Conference League do të kalojë nga Tirana në Athinë, por kjo është kaq e parëndësishme në lidhje me goditjen e fuqishme që po vjen. Së bashku me humbjen e finales, Kombëtarja Shqiptare do të humbas të drejtën për 10 vite që të luajë një ndeshje zyrtare.
Pra nuk do të kemi asnjë përballje për kualifikuese Europiani dhe Botërori. Gjithashtu, edhe ekipet shqiptare nuk do të kenë më mundësinë për të konkurruar në Europë për 10 vitet e ardhshme. Praktikisht, një vendim i tillë do të na kthente në një futboll amator dhe mijëra hapa pas, si njolla më e zezë në historinë e futbollit të Shqipërisë. Ndërkohë në bazë të informacioneve të siguruara nga “Sport Ekspres”, ky vendim i UEFA-s do të mbërrijë në fillim të kësaj jave të re. A janë të gatshëm njerëzit e politikës që të hedhin në erë futbollin për interesat e tyre? Ka ende një rrugëdalje, fatmirësisht ka ende kohë, por politika duhet të tërhiqet
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...