UEFA ka njoftuar se nuk ka marrë të dhëna të veçanta të inteligjencës, të cilat mund të tregojnë për sulme terroriste në finalen e Ligës së Evropës.
UEFA ka ngushëlluar familjet e viktimave të sulmit në Mançester, ku gjatë koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande humbën jetën 22 persona dhe janë lënduar 59 të tjerë.
Ndeshja finale e Ligës Evropa ndërmjet Mançester Junajtedit dhe Ajaksit luhet të mërkurën nga ora 20.45 në Stokholm.
“Masa shtesë të sigurisë janë vendosur në Suedi edhe pas sulmit në Stokholm, në prill. Për shkak të masave të mëdha të sigurisë, UEFA fton tifozët që të vijnë në stadium sa më herët, pasi që në hyrje do të ketë kontrolle të detajuara, të cilat mund të ngadalësojnë hyrjen e shikuesve”, thuhet në kumtesën e UEFA-s.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...