Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin, u ka dërguar një letër të 55 federatave anëtare me një afat kohor deri më 25 maj për të planifikuar rifillimin e kampionateve kombëtare, përfshirë datën dhe formatin.
Ligue 1, do të jetë kampionati i radhës pas Holandës që do të përfundojë sezonin para kohe, pasi qeveria ndaloi futbollin deri më 1 shtator.
“Shoqatat dhe ose ligat kombëtare duhet të jenë në gjendje të komunikojnë me UEFA-n deri më 25 maj 2020, për rifillimin e planifikuar të garave të tyre vendase përfshirë datën e rifillimit dhe formatin përkatës”, shkruhet në letrën që Ceferin ua dërgoi federatave, njofton Reuters, përcjell lajmi.net.
“Në rast se një kampionat vendos të përfundojë sezonin para kohe për arsye legjitime, UEFA do të kërkojë shpjegime deri më 25 maj të vitit 2020 për rrethanat e veçanta që justifikojnë ndërprerjen e tillë të parakohshme dhe të zgjedhin klubet për garat evropiane për sezonin 2020/2021 në bazë të meritës sportive në garat vendase 2019/2020”.
Qëllimi është që garat vendase të përfundojnë deri më 2 gusht, duke rezervuar pjesën tjetër të muajit për të kompletuar Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka