Skuadrat që janë liderë nëpër kampionatet e tyre evropiane, nuk do të shpallen kampion nëse ky sezon përjashtohet shkaku i pandemisë coronavirus.
Virusi tashmë ka përfshirë të gjithën Evropë, derisa evenimentet sportive janë suspenduar deri në muajin prill.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka bërë të ditur se asnjë skuadër nuk mund të shpallet kampion, nëse ky sezon përjashtohet.
“Kam parë shumë lajme të pavërteta se UEFA i këshillon klubet që të luajnë futboll në këtë situatë apo se ata që janë lider në ligat e tyre do të shpallen kampion”, ka thënë ai.
“Sezoni 19-20 duhet të përfundojë me të njëjtat rregulla dhe jo ndryshime të reja, megjithëse situata është e jashtëzakonshme”.
“Unë nuk mund të garantoj që edicioni do të përfundojë, siç kanë thënë të tjerët, përpara 30 qershorit. Është e padrejtë që gara të përfundojë me klasifikimin ashtu siç është tani”.
“Mund të them vetëm se nuk është e vërtetë. Qëllimi ynë është që t’i përfundojmë të gjitha ligat dhe nuk i kemi thënë ato gjëra për asnjë ligë”, ka shtuar më tej Ceferin.
The Reds aktualisht janë 25 pikë larg vendit të dytë në Ligën Premier, Manchester Cityt, derisa i duhen vetëm edhe gjashtë pikë për t’u shpallur kampion. /Telegrafi/
Sinani: Sulmi në Iber Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...
“Serbia reagoi shumë shpejtë, ngjalli dyshime se sulmi ishte...