Google ADS

UEFA inspektoi stadiumin ‘Adem Jashari’

12:19 | 28 Prill 2017
Arbresh Info

Inspektori i UEFA-s për infrastrukturë, Tyrge Borno, sot inspektoi sërish stadiumin “Adem Jashari”, ku veç sa kanë filluar punimet rreth rinovimit.

Ai vetëm i ka shikuar punimet, por nuk ka folur për media. Kurse, drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj, ka siguruar se punimet do të kryhen me kohë dhe stadiumi do të jetë i gatshëm për klubet kosovare që shkojnë në gara evropiane, raporton zëri.

Borno do ta inspektojë edhe stadiumin e Prishtinës. Ai edhe para disa javësh inspektoi këto dy arena më të mëdha të futbollit kosovar, ndërsa ishte larguar i zhgënjyer nga Kosova, për çka i kishte kritikuar ashpër kosovarët që s’kishin bërë asgjë rreth përmirësimit të gjendjes së tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme