Ndeshjet e rrethit elitë të grupit të 5-të për Kampionatin Evropian U-17 “Irlanda 2019” të parapara të zhvillohen në Spanjë, do të luhen në Zvicër.
Një vendim të tillë e ka marrë UEFA, në saje të këmbëngulësisë së presidentit Agim Ademi që Kombëtarja jonë të paraqitet me të gjitha simbolet në këto ndeshje, gjë e cila ishte e papranueshme për autoritetet spanjolle.
Edhe pse gjatë Kongresit të UEFA-s, presidenti Ademi ka kërkuar nga homologu i tij spanjoll, Luis Rubiales, që të shfrytëzojë ndikimin e tij tek institucionet spanjolle që të mos pengojnë hyrjen e ekspeditës tonë në asnjë formë, kjo nuk pati sukses.
Kësisoj, presidenti Ademi bëri presion tek UEFA për ta zgjidhur këtë çështje dhe si rrjedhojë institucioni i futbollit evropian vendosi për t’ia marrë organizimin Federatës spanjolle.
Duke pasur parasysh faktin se në grup me Kosovën janë edhe dy shtete tjera që nuk e kanë pranuar pavarësinë e vendit tonë, Greqia dhe Ukraina, atëherë UEFA vendosi që vend mikpritës i ndeshjeve të grupit 5-të të jetë Zvicra.
Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 20 deri më 26 mars./arbresh.info/
Katër karateistëve kosovarë iu ndalohet hyrja në Gjeorgji, h...
“Mua më shikon gjithmonë duke kërcyer”, Sara ngacmon Driloni...
Bayerni po mendon t’i rinovojë kontratën legjendës së klubit...
Rama publikon pamje nga Mali i Thatë: Destinacion i përkryer...
Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve të kësaj partie: LDK-ja ...
Avokati: Qeveria ka 60 ditë afat për t’ia kthyer Behgjet Pac...