UEFA i ndan 1 milion euro në ndihmë të fëmijëve ukrainas

10:03 | 2 Mars 2022
Fjolla Bajraktari

UEFA ka vendosur që ta ndajë 1 milion euro për t’i ndihmuar fëmijët në Ukrainë dhe refugjatët e vendosur në vendet përreth pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj këtij vendi.

Shtëpia e futbollit evropian, përmes “UEFA Foundation for Children” dëshiron t’ju qëndrojë afër njerëzve që kanë më së shumti nevojë në këto momente, shkruan “Gazeta Express”.

“Anëtarët e Këshillit të Administratës së ‘UEFA Foundation for Children’ dhe presidenti Aleksander Ceferin, e kanë ndarë sot preminë e ‘UEFA Foundation Award 2022’ prej 1 milion eurosh për t’i ndihmuar fëmijët në Ukrainë dhe fëmijët refugjatë në vendet afër saj. ‘UEFA Foundation for Children’ ndër të tjera ka vendosur që ta vendos një fond për ndihmat e menjëhershme prej 100 mijë eurosh, për të asistuar tek fëmijët dhe refugjatët ukrainas”, njofton shtëpia e futbollit evropian.

UEFA ndërkohë hoqi dorë nga kontrata prej afro 40 milionë eurove që e kishte valide me kompaninë ruse “Gazprom”.

Ndër të tjera, UEFA, së bashku me FIFA-n, kanë vendosur t’i përjashtojnë klubet dhe Kombëtaren ruse nga të gjitha garat, deri në një vendim tjerër. /Gazeta Express/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme