UEFA, qeveria evropiane e futbollit i beson organizmin e një tjetër turneu të rëndësishëm Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në muajin tetor, FSHF do të organizojë sfidat kualifikuese të grupit A7, të vlefshme për Kampionatin Evropian U-19 për vajza, e ku marrin pjesë përfaqësueset e Serbisë, Bjellorusisë, Skocisë e Islandës, përcjell Arbresh.info.
Ndeshjet do të luhen në stadiumet ‘Air Albania’ dhe ‘Elbasan Arena’ në datat 24, 27 dhe 30 tetor të këtij viti. UEFA ka vendosur që këto ndeshje të luhen në Shqipëri, duke ia besuar FSHF-së organizimin e këtij raundi të parë të kualifikueseve të kampionatit evropian për këtë grupmoshë.
Të gjitha skuadrat do të akomodohen në Durrës dhe do të stërviten në vendin tonë përgjatë periudhës së përcaktuar nga UEFA.
Ky është turneu i 7-të që organizohet në Shqipëri nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n, ndërsa duhet theksuar se institucioni i futbollit shqiptar ka organizuar edhe shumë ndeshje miqësore të grupmoshave të ndryshme përgjatë këtij viti futbollistik./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...