Qeveria europiane e futbollit i beson organizmin e një tjetër turneu të rëndësishëm Federatës Shqiptare të Futbollit. UEFA Development Tournament U-16 për meshkuj do të zhvillohet në Shqipëri nga data 9 prill deri më 14 prill, nën mbikëqyrjen dhe kujdesin e FSHF-së.
Përveç Shqipërisë U-16, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Irlandës së Veriut, Perusë dhe Luksemburgut dhe të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare.
Kombëtarja shqiptare do të qëndrojë e grumbulluar në një kompleks në Shqipëri, ku do të zhvillojë edhe seancat stërvitore, në prag të këtij turneu zhvillimor për këtë grupmoshë.
Turneu do të fillojë më 9 prill, ku ndeshja e parë do të jetë Shqipëri – Irlandë e Veriut, me sfidën që nis nga ora 11:00, ndërsa në po të njëjtën ditë do të luajë edhe Luksemburgu kundër Perusë, në orën 14:00. Ndeshjet e dyta të turneut zhvillohet më date 11 prill, me Shqipëri – Peru që zhvillohet në orën 11:00 dhe Irlandë e Veriut – Luksemburg në orën 14:00. Ndeshjet e fundit në grup luhen në datë 14 prill, me Shqipëri – Luksemburg në orën 11:00 dhe Peru – Irlandë e Veriut në orën 13:00.
Në ditët në vijim do të bëhet e ditur edhe lista e lojtarëve të grumbulluar për këtë turne, teksa në muajin mars, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë ndeshjet e raundit të dytë të kampionatit europian për ekipin kombëtar të femrave U-17.
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...