UEFA është duke hetuar gjigjantët italian për prishjen e rregullave finanicare FFP, pas blerjes nga kinezët për 628 milionë euro.
AC Milan mund të largohet nga kompeticionet evropiane pasi janë ngitur dyshime rreth financave të pronarit të ri të klubit.
Gjigantët italian verën e kaluar janë blerë nga biznesmeni kinez Yonghong Li në vlerë prej 628 milionë euro, transmeton arbresh.info.
Trajneri italian, Vicenzo Montella u mbështet me transferime duke shpenzuar 200 milionë euro në transferime si Leonardo Bonucci nga Juventusi dhe Andre Silva nga Porto.
Këto shpenzime e vendosën Milanin në pozitën e tretë të klubeve që shpenzojnë shifra marramendëse, duke u renditur pas PSG dhe Manchester Cityt.
Por, tani UEFA janë duke hetuar Milanin dhe pronarin e tyre se a mund të përballojnë këto shpenzime.
Li dhe grupi Rossoneri Sport Investments Lux janë takuar dy javë më parë me krerët e UEFA-s për të dëshmuar mbi burimet e financave që shpenzuan gjatë veres.
Sipas Marca, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin nuk është i bindur se financat e tyre janë legjitime.
Raportohet se buxheti i Milanit është planifikuar në sukseset e së ardhmes, përfshirë kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.
Kjo është një thyerje e rregullave financiare, duke kuptuar se Milani mund të bllokohet që të garojë në garat evropiane derisa të balancojnë librat financiar.
18 herë kampionët italian kanë humbur 70 milionë euro për vitin 2016 dhe pritet që përsëri në këtë vit të kenë humbje të mëdha.
Besohet se pronari Li është duke kërkuar investitor të ri, pasi edhe pasuria e tij është shumë më e vogël se sa është menduar.
New York Times në javën e kaluar ka raportuar se Li është shumë pak i njohur në Kinë dhe çuditërisht nuk është as pronar i grupit të tij.
Milani ka refuzuar se do të bëhen ndryshime në pronarët e klubit. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...