UEFA heton gjestin nga Gonzalo Higuain? (FOTO)

13:25 | 13 Shtator 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain mund të përballet me akuza disiplinore nga UEFA pasi ua ka treguar gishtin e mesëm tifozëve të Barcelonës pas disfatës së skuadrës së tij 3 me 0 në Camp Nou mbrëmjen e kaluar.

29-vjeçari është kapur nga kamerat duke iu përgjigjur tifozëve me gishtin e tij të mesëm në ndeshjen ku Lionel Messi shënoi dy herë ndërsa Ivan Rakitic shënoi një herë, transmeton portali arbresh.info.

Gonzalo Higuain duke u larguar nga fusha me gishtin e mesëm të drejtuar ndaj tifozëve
Gonzalo Higuain duke u larguar nga fusha me gishtin e mesëm të drejtuar ndaj tifozëve

Incidenti ndodhi në minutën e 87′ të lojës kur ishte zëvendësuar nga trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Si rezultat i kësaj, ish sulmuesi i Real Madridit mund të ndëshkohet me një gjobë të rënë nga UEFA apo ndonjë dënim tjetër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme