Nga viti 2024, UEFA do të organizojë së bashku me revistën France Football ndarjen e çmimit prestigjioz Topi i Artë, duke heq dorë kështu nga çmimet e tyre historike, ku kanë zgjedhur më të mirët e vitit.
Topi i Artë 2023 u nda këtë të hënë ku fitues ishte Lionel Messi për herë të tetë në karrierë. Por, kjo do të jetë hera e fundit që çmimi i madh prestigjioz ndahet nga France Football.
UEFA dhe Groupe Amaury, pronar i kompanive mediatike France Football dhe L’Equipe, kanë njoftuar sot (e premte) një partneritet për të bashkëorganizuar Topin e Artë nga viti 2024.
Së bashku, UEFA dhe Groupe Amaury synojnë të rrisin statusin dhe shtrirjen globale të çmimit duke nxitur një ndjenjë uniteti dhe bashkëpunimi brenda komunitetit të futbollit.
Prezantuar çdo vit nga France Football që nga viti 1956, Topi i Artë është çmimi më prestigjioz që një futbollist mund të marrë në njohjen e arritjeve të jashtëzakonshme dhe talentit të jashtëzakonshëm.
Si pjesë e marrëveshjes, Groupe Amaury mbetet pronar i markës së Topit të Artë dhe do të vazhdojë të mbikëqyrë sistemin e votimit, i cili do të mbetet i pandryshuar dhe i pavarur. UEFA do të kontribuojë me ekspertizën e saj të futbollit, do të tregtojë të drejtat tregtare globale dhe do të organizojë galanë vjetore të çmimeve.
✨ @ballondor x UEFA ✨
🤝 From 2024, we will co-organise the most prestigious award ceremony in football, honouring the finest players of our sport alongside Groupe Amaury.
We will also introduce a new #ballondor award for Men’s and Women’s Coach of the Year.
More: ⬇️
— UEFA (@UEFA) November 3, 2023
Për më tepër, dy çmime të reja do t’i shtohen programit; një trajner i vitit për meshkuj dhe femra, i cili do të njohë kontributin e paçmuar të trajnerëve për suksesin në fushë.
Formacioni aktual i trofeve do të vazhdojë me të njëjtët emra, Topi i Artë për meshkuj, Topi i Artë për femra, Trofeu Kopa (lojtari më i mirë nën 21 vjeç), trofeu Yashin (portieri më i mirë), Trofeu Gerd Muller (krye golashënues në sezonin e kaluar), Trofeu i Klubit të Sezonit për Meshkuj, Trofeu i Klubit të Sezonit të Femrave dhe Çmimi Socrates (punë humanitare).
“Nga viti 2024, UEFA do të bashkëorganizojë Topin e Artë – ceremoninë më prestigjioze të çmimeve në futboll, duke nderuar lojtarët më të mirë të sportit tonë së bashku me Groupe Amaury”.
“Ne gjithashtu do të prezantojmë një çmim të ri Topi i Artë për trajnerin e vitit për meshkuj dhe femra”, thuhet në njoftimin e UEFA-s./Telegrafi/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...