UEFA ka hapur procedura ligjore kundër Paris Saint Germain pas raporteve që sugjerojnë se ata janë përpjekur për të ndalur policinë që të përcjell me eskortë Real Madridin në Parc des Princes për ndeshjen e tyre në Ligë të Kampionëve.
Para ndeshjes kthyese në kryeqytetin spanjoll, L’Equipe raportoi që skuadra franceze ka dal nga rruga e tyre për t’i shkaktuar sa më shumë probleme skuadrës spanjolle, transmeton portali arbresh.info. Ata kanë shfrytëzuar një strategji duke i kërkuar policisë përmes një zyrtari të PSG-së që të mos ofrojë siguri për skuadrën e Zinedine Zidanes derisa ata t’i afrohen stadiumit.
Organizimi i klubit është vënë gjithashtu në pikëpyetje për shkak se tifozët kanë marr me vete fishekzjarrë në tribuna.
Një tjetër rast kundër ligjit ka qenë edhe shfrytëzimi i laserëve.
Sidoqoftë, kërkesa e sugjeruar është refuzuar nga policia dhe pavarësisht eliminimit pas zhvillimit të ndeshjes, ‘AS’ raporton që qëllimet e skuadrës franceze ishin të “qarta”.
Kjo lëvizje ishte refuzuar për shkak se do të thyente organizimin nga protokolli për të gjitha skuadrat që udhëtojnë për të luajtur ndeshje në Paris.
PSG është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas dy disfatave në të dy ndeshjet.
Skuadra franceze e shikonte triumfin në Ligë të Kampionëve si qëllim kryesor të këtij sezoni dhe sigurisht se janë të frustruar nga eliminimi në fazë të hershme./arbresh.info/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...