Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli beson se penaltia vonë e fituar nga Real Madridi mbrëmjen e kaluar është një evidencë që “UEFA është kundër klubeve italiane”.
Pavarësisht fitores 3 me 1 në Madrid, Zonja e Vjetër u eliminua në Ligë të Kampionëve për shkak të penaltisë së akorduar vonë pas sfidës nga Mehdi Benatia ndaj Lucas Vazquezit, transmeton portali arbresh.info.
“Ne padyshim kemi nevojë për teknologjinë VAR në Ligë të Kampionëve”, ka thënë fillimisht Agnelli.
“Kjo nuk është për një ose dy pikë, por për të vazhduar tutje në një turne masiv që sjell shumë para dhe prestigj, ne nuk mund të lejojmë të ndodhin këto incidente”
“Për disa arsye, përcaktuesi i kotë i gjyqtarëve [Pierluigi Collina i UEFA-së] është duke u përpjekur për të vërtetuar se është i anshëm dhe vazhdon caktimin e gjyqtarëve kundër klubeve italiane”
“Nuk është vetëm Juve, Roma kishte gjithashtu penalti të mohuara kundër Barcelonës, Milani u eliminua nga Evropa Liga nga Arsenali, ne sot”
“Nëse është një aspekt teknik sepse UEFA nuk ka gjyqtarë të mirë mjaftueshëm, ne mund t’i ofrojmë ndihmë në trajnimin e tyre”
Real Madridi synon të fitoj titullin e tretë radhazi në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’