Google ADS

UEFA e ndëshkon Atletico Madridin para ndeshjes kthyese me Man Cityn

21:08 | 11 Prill 2022
KRG

UEFA ka konfirmuar se “të paktën 5,000 vende” do të mbyllen në stadiumin Wanda Metropolitano për ndeshjen e Atletico Madridit kundër Manchester Cityt të mërkurën në mbrëmje.

Dënimi lidhet me “sjelljen diskriminuese” të supozuar të tifozëve të Los Cholchoneros gjatë ndeshjes së parë në Ligën e Kampionëve në Etihad të martën e kaluar, të cilën City e fitoi 1-0. Kapaciteti i stadiumit të Atleticos tani pritet të reduktohet në 63,456.

Stadiumi Wanda Metropolitano u bë shtëpia e Atleticos në 2017-ën, duke zëvendësuar Estadio Vicente Calderon tashmë të shkatërruar – dhe organizoi finalen e Ligës së Kampionëve midis Liverpoolit dhe Tottenhamit në maj 2019, e cila përfundoi 2-0 për skuadrën e Jurgen Klopp.

“Organi i Apelit i UEFA-s ka njoftuar vendimin e mëposhtëm i cili do të ndikojë në pjesëmarrjen e tifozëve në ndeshjet e UEFA-s”, thuhet në një deklaratë të shtëpisë së futbollit evropian të hënën në mbrëmje.

“Për të urdhëruar mbylljen e pjesshme të stadiumit të Club Atletico de Madrid gjatë ndeshjes së ardhshme (një) të kompeticionit të UEFA-s në të cilën Club Atletico de Madrid do të luante si klub pritës, për sjelljen diskriminuese të mbështetësve të tyre”.

“Klubi Atletico de Madrid do të informojë përpara ndeshjes sektorin(et) që do të mbyllen, të cilët duhet të kenë të paktën 5000 vende”.

Stadiumi Wanda Metropolitano priti finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2019

“Të urdhërojë Club Atletico de Madrid të zbatojë direktivën e mëposhtme në ndeshjen e ardhshme të kompeticionit të UEFA-s që klubi do të luajë si klubi pritës: të vendosë një baner me formulimin “#NoToRacism” – me logon e UEFA-s mbi të”, thuhet më tej në njoftimin e tyre.

Kjo është hera e dytë që UEFA urdhëron Atletico të mbyllë një pjesë të stadiumit të tyre pas akuzave për racizëm. Një banderolë raciste u pa mes mbështetësve të klubit spanjoll gjatë fitores 3-0 të tyre në finalen e Ligës së Evropës kundër Marsejës në 2019.

Të ngjashme