Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA e ka nderuar legjendën shqiptare, Lorik Cana.
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë do të asistojë në shortin e fazës së grupeve në garën e tretë më të madhe evropiane për klube, Ligën e Konferencës.
Sot me fillim nga ora 13:30 do të hidhet shorti për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës në Stamboll, ku përveç Canës do të jetë edhe legjenda turke Nihat Kahveci.
Ish-mbrojtësi gjakovar i Kombëtares, Cana është edhe ambasador i finales së madhe të kësaj gare.
Në këtë garë që këtë vit luan edicionin e parë në fazën e grupeve janë skuadra të mëdha si Roma, Tottenham Hotspur, Basel apo Union Berlin.
Finalja e madhe e kësaj gare do të luhet më 25 maj të vitit të ardhshëm në stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë. /Telegrafi/
Granit Xhaka nominohet për “Goli i Vitit”
Media britanike: Shqipëria mes pesë destinacioneve për të vi...
Vëllai i Madh, ia plotëson dëshirën Gjestit për të kaluar nj...
Deco po planifikon t’ia rrëmbejë Real Madridit top yllin nga...
Britania e Madhe ‘pushtohet’ nga mjegulla, aeroportet anuloj...
Autobusi përplaset me kamionin në Meksikë, të paktën tetë të...