Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë se tifozët duhet t’iu lejohet t’i shohin ndeshjet në Ligën e Kampionëve dhe Evropa Ligë.
Dy garat me prestigjioze në botë do zhvillohen në formatin e final 8 në Portuali ose Gjermani, ndërsa ndeshjet do zhvillohen me dyer të mbyllura, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, Ceferin dëshiron që tifozët t’iu lejohet të shohin ndeshjet.
“Jemi në kontakte me autoritetet e Portugalisë dhe Gjermanisë dhe të martën bisedova me ministrin e Portugalisë”.
“Jemi duke ndjekur rekomandimet dhe do marrin vendimin se shpejti, më së vonshmi me 10 korrik”.
“Duam që tifozët të jenë aty, por nuk duam të kemi probleme me sigurinë, do ishte keq nëse ndonjë ndeshje e rëndësishme evropiane të zhvillohet në stadium pa tifozët”, deklaroi ai.
Pritet të shihet vendimi final, nëse do lejohen tifozët në stadiume./arbresh.info.
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë