Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA do të zbatojë një skemë të veçantë rimbursimi për tifozët që u prekën më shumë në finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit, në ‘Stade de France’ më 28 maj 2022.
Finalja e vitit të kaluar nisi me incidente, pasi që ndeshja ishte shtyrë shkak që disa tifozë kishin mbetur jashtë stadiumit.
Aty ndërhynë edhe njësit policore, duke përdorur kështu edhe gaz lotsjellës në drejtim të tyre.
Klubet finaliste kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre për këtë ndeshje, pasi shumë tifozë të tyre kishin mbetur jashtë ‘Stade de France’ pavarësisht që kishin bileta.
UEFA sot ka dalë me një njoftim që do ketë rimbursimet për të gjithë tifozët me bileta për portat A, B, C, X, Y dhe Z ku janë raportuar rrethanat më të vështira.
Për më tepër, të gjithë tifozët që sipas të dhënave të kontrollit të hyrjes nuk kanë hyrë në stadium para orës 21:00, ose që nuk kanë mundur të hyjnë fare në stadium, do të kenë të drejtë për rimbursim.
Duke pasur parasysh këto kritere, skema speciale e rimbursimit mbulon të gjithë biletat që kapin shifrën e 19,618 gjithsej.
Për shkak të natyrës së procesit origjinal të shitjes së biletave, ku tifozët e ‘Reds’ blenë bileta nga Liverpool dhe jo drejtpërdrejt nga UEFA, UEFA ka kërkuar që klubi të zbatojë rimbursimet për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale dhe për lehtësinë e procesit. Klubi me dashamirësi ka konfirmuar se do të zbatojë skemën.
Prandaj, UEFA do të rimbursojë Liverpool në vlerën totale të këtyre biletave dhe më pas klubi do të përpunojë rimbursimet për mbështetësit e tij.
Rimbursimet për tifozët e Real Madrid që plotësojnë kriteret e rimbursimit do të përpunohen në bazë të kërkesave të marra nga blerësi i biletës nëpërmjet shërbimit të klientit të UEFA-s. E njëjta gjë vlen edhe për tifozët neutralë që blenë bileta direkt nga UEFA dhe që kanë të drejtë për rimbursim.
Duke komentuar skemën speciale të rimbursimit, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s Theodore Theodoridis tha:
“Ne kemi marrë parasysh një numër të madh pikëpamjesh të shprehura si publikisht ashtu edhe privatisht dhe besojmë se kemi hartuar një skemë që është gjithëpërfshirëse dhe e drejtë. Ne vlerësojmë kontributin e organizatave mbështetëse të Liverpool FC Spirit of Shankly (SoS) dhe Liverpool Disabled Supporters Association (LDSA), si dhe dialogun e hapur dhe transparent gjatë gjithë kësaj periudhe. Ne i njohim eksperiencat negative të atyre mbështetësve atë ditë dhe me këtë skemë do të rimbursojmë tifozët që kishin blerë bileta dhe që ishin më të prekurit nga vështirësitë për të hyrë në stadium”.
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...