Newcastle Unitedi pritet që në ditët e ardhshme të ndryshojë pronar, pasi Mike Ashley ka pranuar se do të shesë klubin.
Magpies janë në kërkim të një pronari të ri dhe Mohammad bin Salman shihet si pretendenti kryesor për të rrëmbyer aksionet.
Mirëpo, princi nga Arabia Saudite nuk do ta ketë edhe aq të lehet t’i kompletojë planet e tij edhe nëse e blenë klubin për 350 milionë euro.
UEFA dhe Liga Premier e kanë paralajmëruar sheikun se ai nuk mund të shpenzojë shuma të majme dhe duhet të ketë kujdes nga rregulli financiar.
Të dy organet qeverisëse kanë versionet e tyre të “Fair Play Financiar”, me Ligën Premier që kufizon humbjet e subvencionuara nga pronarët në 105 milionë euro për tre vite dhe UEFA duke kufizuar humbjet trevjeçare në 26 milionë euro.
Përveç kësaj, burimet në të dy organet thonë se marrëveshjet e ardhshme tregtare të Newcastles do të shqyrtohen në mënyrë që Fondi Saudit i Investimeve Publike (PIF) nuk mund të bëjë çfarë të dojë dhe të injektojë para shtesë në marrëveshjet e sponsorizuara të fituara mbi vlerat e tregut.
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...